![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Goditet me veturë një polic i Kosovës
![Goditet me veturë një polic i Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Raportohet se një zyrtar policor, ka marrë lëndime pasi është goditur me veturë nga një grua që ishte ndalur për kundërvajtje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E dyshuara që e ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)