![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
I ofroi ryshfet 5 euro zyrtarit policor“për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë
![I ofroi ryshfet 5 euro zyrtarit policor“për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/04/auto_istockphoto-182770836-612x6121714806563.jpg)
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)