Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 14:41
 Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt

Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku, sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Izmaku, ka thënë se po e rifillon aktivitetin e saj politk aty ku e ka lënë dhe e ka filluar para 25 vitesh.

“Unë po ndihem shumë e vlerësuar, unë vetëm po e rifilloj aktivitetin tim politk aty ku e kam lënë dhe e kam filluar para 25 vitesh. Ne ishim bashkë në nismat politike, në organizmiet politike që kishte të bëntë me një koncept politik që lidh një ADN të përbashkët me të cilën sot po e vazhdoj aktivitetin politk. Do ta përdor energjin time, energjinë e akumuluar dhe potencilann pforesionl dhe politk që kam për ta fuqizuar NISME Socialdemokrate. Politika Socialdemokrate kanë qenë edhe angazhimi im si deputete”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)