![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/06/200x200_bayer-04-leverkusen-v-rb-leipzig-bundesliga-2-2-scaled-1-600x3601714982590.jpg)
Lexoni edhe:
Drejtori sportiv i Leverkusenit me fjalë të mëdha për Granit Xhakën
Policia e Kosovës ka njoftuar se i është marrë patent leja e vozitjes një shofer i në Mitrovicë pasi ka përdorur telefonin gjatë ngasjes, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai ishte ndëshkuar dy javë më parë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Përveç që i është marrë patent shoferi, ai është gjobitur me 200 euro dhe 2 pikë negative.
Drejtori sportiv i Leverkusenit me fjalë të mëdha për Granit XhakënLexoni edhe:
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.
Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj.”
(Kosova Sot Online )