Rama: Korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 11:11
Rama: Korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues

Në mbledhjen e grupit dhe ministrave të kabinetit qeveritar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi se korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet prezent në disa hallka të institucioneve shtetërore, madje edhe brenda PS-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Teksa foli para socialistëve, Rama tha se korrupsioni nuk është mundur si fenoment.

“Ka shumë akoma për të pastruar”, tha Rama.

“Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. I kemi vendosur drejtësisë në dispozicion jo vetëm një Kushtetutë dhe hapësirë ligjore të qepur enkas për këtë luftë, por erdhe një buxhet pagash që si askund në Evropë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve. Vetë fakti që sot prokurorët e gjykatësit janë individët më të paguar përbën një anomali absolutë. Por ne e kemi krijuar me vetëdije të plotë. E vërteta është se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues, nuk e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit. Ka shumë akoma për të pastruar. Edhe brenda vetë partisë sonë mbetet akoma shumë punë për imunizimin ndaj korrupsionit”, deklaroi Rama.

(Kosova Sot Online)