Takimi në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendë

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 20:33
Takimi në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendë

Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka përfunduar pa e futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave këtë muaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i kësaj organizate, Dusan Vojnovic, ka thënë se kërkesa e Kosovës vazhdon të mos jetë ende pjesë e agjendës së mbledhjes së ardhshme.

“Diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Në këtë fazë Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave”, tha ai, derisa shtoi se do të informojnë në rast të ndonjë zhvillimi.

Droja që Kosova mund të mos përfshihet fare në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 16-17 maj është rritur pas kërkesës që vetë liderët e Francës dhe Gjermanisë ia bënë kryeministrit Albin Kurti për hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit.

(Kosova Sot Online)