Osmani jep detaje për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 21:15
Osmani jep detaje për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë të mbajtur në Dallas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka takuar liderë nga vendet e Afrikës dhe SHBA-ja, duke thënë se janë mundësi për të nxitur bashkëpunim më të madh për Kosovën.

“Këtë vit, Republika e Kosovës është mysafire speciale në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas – një mundësi e vlefshme për të nxitur një bashkëpunim më të madh me partnerët tanë amerikanë dhe me miqtë tanë në të gjithë kontinentin afrikan”.

“Në diskutimet me liderët nga i gjithë kontinenti afrikan, si dhe me përfaqësuesit e SHBA-së, ne eksploruam rrugët për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe për të përmirësuar shkëmbimet në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani në “X”.

(Kosova Sot Online)