
Sot moti në Kosovë i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.
(Kosova Sot Online)
(Kosova Sot Online)