Shqetësohet vazhdimisht nga ish i dashuri në veri të Mitrovicës, lëshohet urdhër mbrojtës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesja kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur të martën në veri të Mitrovicës.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)