![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara është duke zhvilluar një kontroll në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit
![Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara është duke zhvilluar një kontroll në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/08/auto_foto-KosSev-600x3601715161054.png)
Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA, Milan Radoiçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, ka thënë se Agjencia po bën evidentimin e pasurisë së sekuestruar.
“Po bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, ka thënë Elshani.
Fotografia: KoSSev
(Kosova Sot Online)