Lexoni edhe:
Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara është duke zhvilluar një kontroll në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit
Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj është kushtëzuar me një lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ndërkombëtarët i kanë kërkuar që draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai tha se ai draft-statut “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.
“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online )