Osmani takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellimin e bashkëpunimit në këto fusha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, përcjell “Kosova Sot Online”.
Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve.
Osmani ka thënë se Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.
Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti - Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas.
(Kosova Sot Online)