Bie numri i kërkesave për aplikim për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil nga sot ndërpret punën me orar të zgjatur

  • E.K /
  • 08 May 2024 - 14:48
Bie numri i kërkesave për aplikim për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil nga sot ndërpret punën me orar të zgjatur

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt, duke e ndërprerë punën me orar të zgjatur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpres punën me orar të zgjatur nga dita e sotme. Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt. Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00.”

(Kosova Sot Online)