
Pejë: Qytetarja e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici

Sot në stacionin policor në Pejë, nje qytetare e ka dorëzuar një çantë dhe kuletë të cilat i kishte gjetur afër parkut Karagaç, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në çantë ishte një kulet me të holla, dokumente personale si dhe:
Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.
Njëqindë (100) dollar Amerikan.
Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.
Një (1) zingjir ari dhe
Dokumente personale.
Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Policia ka njoftuar se të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).
“Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)