Weber: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të jetë në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 18:42
Weber: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të jetë në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, beson se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë fare në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, më 16 dhe 17 maj, kur edhe pritej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

‘Me këtë do të parandalohej një votë negative, domethënë një votë e pasuksesshme’, thotë Weber.

Që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës – organizatës më të madhe në kontinent për të drejtat e njeriut – pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare.

Derisa Albin Kurti tha të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, sepse ai është pjesë e dialogut me Serbinë që zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg, ku ka selinë Këshilli i Evropës.

Ai e arsyetoi vendimin e tij edhe me faktin se Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, të cilën dy vendet e kanë pranuar në vitin 2023.

(Kosova Sot Online)