Szunyog: Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 22:15
Szunyog: Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë këtij takimi, u diskutua bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit.

Szunyog, tha se kjo është një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai në X.

(Kosova Sot Online)