Emrin e Ibrahim Rugovës do të marrë një rrugë në Berlin

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 19:37
Emrin e Ibrahim Rugovës do të marrë një rrugë në Berlin

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Florian Hauer, në landin e Berlinit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka njoftuar se një rrugë në Berlin do të emërohet me emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Pos kësaj, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.

“Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)