Italia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Qëndrimi i Romës zyrtare është se dërgimi i Draftit të BE-së në Gjykatë Kushtetuese do të dërgonte një sinjal të fuqishëm nga ana e Qeverisë së Kosova dëshiron ta përmbush zotimin për themelim të Asociacionit dhe se Kosova kujdeset ndaj pakicave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Sipas mendimit tonë, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e ardhshëm të Komunave me shumicë serbe (ASM), në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, do të dërgonte një sinjal të fortë të synimit të Qeverisë për të përmbushur këtë zotim dhe më tej të demonstrojë përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se vetëm hapat konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe– siç u tha më lart – duhet të çojnë në përfshirjen e pikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të ardhshëm të KiE-së”, kanë thënë nga Ambasada e Italisë.
Ambasada italiane në Prishtinë gjithashtu kanë potencuar se Italia inkurajon Qeverinë e Kosovës që të ndërmarr hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në Komitet të Ministrave të Këshillit të Evropës.
“Italia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) dhe, siç u shpreh edhe në nivel Quint, ne inkurajojmë autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në nivel të Komitetit të Ministrave”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti sot në një adresim nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës teksa ka folur për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacion, ka thënë se një kërkesë e tillë është absurde dhe se Qeveria Kurti nuk e pranon një kushtëzim të tillë. Për më tepër, Kurti ka thënë se s’mund ta çojë Draftin e BE-s në Kushtetuese meqë ai s’është dokument por vetëm një “non-paper” pasi është dështuar që të pranohej në fundin e vitit të kaluar në pako bashkë me Marrëveshjen për Normalizim.
(Kosova Sot Online)