Pejë: Burri nuk e lë gruan e tij të kthehet në shtëpi, arrestohet i dyshuari
Një grua në Pejë e ka lajmëruar në polici bashkëshortin e saj, pasi ai nuk e ka lënë që të kthehet në shtëpi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo ka thënë se nga bashkëshorti ka pasur edhe dhunë psikike.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)