Lexoni edhe:
Shkëlqimi i Granit Xhakes : 49 ndeshje pa humbje, krenar me këtë arritje
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjen eRadios Evropa e Lirë(REL) nëse masat e tanishme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të vlejnë edhe për mjetet nga kjo paketë e veçantë financiare.
Shkëlqimi i Granit Xhakes : 49 ndeshje pa humbje, krenar me këtë arritjeLexoni edhe:
“Kosova, sikur edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, konsiderohet e kualifikuar për fondet nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet për pagesa”, tha Pisonero për REL.
Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.
Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.
Autoritetet kosovare argumentojnë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e këtyre masave.
BE-ja është duke e shqyrtuar tani heqjen shkallëzore apo të menjëhershme të këtyre masave. Për këtë pritet një raport i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Ndërkohë, në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që u miratua zyrtarisht së fundmi për Ballkanin, Pisonero e ka përsëritur se, për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.
“Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh për gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor paraqet një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për t’ië forcuar kushtet socio-ekonomike. Po ashtu, ai parasheh edhe qasje progresive në tregun unik të BE-së, me kusht që të arrihet përparim edhe në tregun e përbashkët rajonal dhe mekanizmat për reforma intensive” shtoi ajo.
Ajo nënvizoi se Plani i Rritjes nuk është alternativë për procesin e zgjerimit në BE-së, “por është një ofertë, e cila do ta ndihmojë dhe përshpejtojë këtë proces”.
Pisonero ka përsëritur se janë disa kushte të rrepta që do të kërkohen nga vendet e rajonit për të siguruar pagesat nga kjo paketë.
“Pagesat nga paketa e rritjes do t’iu nënshtrohen kushteve strikte. Kjo nënkupton edhe reformat në fushat kryesore edhe ato socio-ekonomike. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka një parakusht të përgjithshëm që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve të tyre përkatëse, që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin e zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, nënvizoi ajo.
Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.
Pisonero u bëri jehonë deklaratave të vazhdueshme të zyrtarëve të BE-së se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është thelbësor në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, pasi i cilëson ato si detyrim për të dyja palët.
(Kosova Sot Online )