Arrestohen dy serbë në Jarinjë
Dy serbë janë arrestuar në Jarinjë, përcjell “Kosova Sot Online” .
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.
Siç bën të ditur Elshani, njëri nga të arrestuarit është dërguar në burg, derisa tjetri është duke u intervistuar.
“Njëri nga të arrestuarit është dërguar për 12 ditë në burg për kalim ilegal të kufirit, ndërsa tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, njoftoi Elshani.
(Kosova Sot Online)