E rëndë në Tiranë, gjenden të vdekura dy ukrainase
Mesditën e sotme, në Tiranë, dy vajza nga Ukraina janë gjetur të vdekura, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas hetimeve paraprake, raportohet dyshohet se vajzat kanë ndërruar jetë nga mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25-vjeçe dhe A. L., 40-vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën, për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)