![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Jospeh: Vjosa Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës!
![Jospeh: Vjosa Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës!](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_Edward-Joseph-1130x635-1-1024x575-1-600x360_11700291229.jpg)
Analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin.
“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.
(Kosova Sot Online)