Gjobë 500 euro ndaj shoferit që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar shoferin 38-vjeçar me inicialet A.Ç., i cili bëhet e ditur se ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bëhet e ditur se ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht automjetet.
(Kosova Sot Online)