Lexoni edhe:
Rohde përsërit mesazhin: Kërkesa për draft-statutin e Asociacionit për anëtarësimin në KiE s’është surprizë për Kurtin
Mot paksa më stabil dhe i thatë po parashihet të mbajë sot, me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale, sipas “Mendimi për motin”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, e ato maksimale shkojnë deri në 20 e 22C.
Kryesisht me diell parashihet edhe e dita e diel, por orëve të pasdites më vonë, shfaqen kushte për ndonjë rigë shiu. “Intervale të gjata me diell parashih en edhe për ditën e hënë. Nga dita e martë ka më shumë gjasa për zhvillime të rrebesheve të shiut, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 19C e 21C”, thuhet në njoftim.
Periudhë jostabile me rrebeshe shiu orëve të pasdites po parashihet javën e ardhshme, së paku nga e marta deri të enjtën. Nga dita e premtë trendet janë për një periudhë paksa më stabile, me më pak mundësi për të reshura, e temperaturat shënojnë rritje edhe mbi mesatare, deri në 24C e 26C.
“Mot i ndryshueshëm tipik për muajin maj, paraqitet në trende edhe pas datës 20, me diell e vransira, ndërsa orëve të pasdites me rrebeshe shiu e bubullima. Por temperaturat në përgjithësi do të jenë më të larta nga mesataret, deri në 26C e 27C, e ka gjasa, megjithëse jo të larta që arrinë vlera edhe prej 30C”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online