Gjakovë: Një femër ngacmoi një femër tjetër, arrestohet e dyshuara

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 10:31
Gjakovë: Një femër ngacmoi një femër tjetër, arrestohet e dyshuara

Një grua në Gjakovë është arrestuar pasi kishte ngacmuar një grua tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara pas një mosmarrëveshje kishte ngacmuar viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar.

Njoftimi i policisë:

NGACMIM

Gjakovë 10.05.2024 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)