Ferizaj: Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit dhe nën masën mbrojtëse, gjobitet 29-vjeçari

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 13:02
 Ferizaj: Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit dhe nën masën mbrojtëse, gjobitet 29-vjeçari

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, meqë është kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkooli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët dhe nën ndikim të alkoolit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”., thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)