Ftesa e Kurtit për darkë me opozitën të hënën, Krasniqi i përgjigjet pozitivisht

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 15:11
Ftesa e Kurtit për darkë me opozitën të hënën, Krasniqi i përgjigjet pozitivisht

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do t’i përgjigjet ftesës për një takim pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Krasniqi në këtë takim do të diskutojë mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja, për të cilat tha se PDK i sheh si zgjidhje për të dalë nga “kriza në çdo fushë”.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu.

(Kosova Sot Online)