Arrestohet një person pasi e detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirë!

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 09:22
Arrestohet një person pasi e detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirë!

Raportohet se është arrestuar një burrë në Novobërdë pasi dyshohet se në vazhdimësi e ka detyruar të dashurën e tij të kryej marrëdhënie seksuale dhe herë pas here e ka kërcënuar dhe shantazhuar duke i kërkuar para, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM & DETYRIM& LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Novobërdë  Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij,  viktimën femër kosovare  të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte  detyruar viktimën  t’i jap para në shuma të ndryshme.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)