Banjska një alarm që mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon

  • 13 May 2024 - 07:46
Banjska një alarm që mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon

Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet. Kështu është shprehur deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai thekson se për shkak të situatës që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.

Quni flet edhe për shërbimin e detyruar ushtarak, për të cilën thotë se nuk e shohin si zgjidhjen imediate dhe më të duhurën. Sipas tij kostoja e një qasje të tillë është shumë e lartë.

Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.



Quni në intervistë thekson se nuk përjashtohet mundësia që rasti i Banjskës të përsëritet. Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve.

Sakaq, Deputeti i LDK-së, Anton Quni foli edhe për situatën e brendshme politike, për të cilën u shpreh se ata janë të gatshëm për zgjedhjet e reja. /A2cnn

(Kosova Sot Online )