Prizren: Qytetari gjobitet se nuk respektoi rregullat në trafik, arrestohet pasi kanosi dhe fyeu policët

  • E.K /
  • 13 May 2024 - 11:08
Prizren: Qytetari gjobitet se nuk respektoi rregullat në trafik, arrestohet pasi kanosi dhe fyeu policët

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prizren / 11.05.2024 – 22:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)