
Lexoni edhe:
Rusët alarmohen të indinjuar nga vizita e Olena Zelenska në Beograd
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit, tha se Scholz ia ka sqaruar Vuçiqit “angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.
Rusët alarmohen të indinjuar nga vizita e Olena Zelenska në BeogradLexoni edhe:
“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Hebestreit
Ai tha se kancelari gjerman dhe presidenti serb “ranë dakord ta vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt”.
Scholz dhe Vuçiq njoftohet se “shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”.
Vuçiq tha paraprakisht se ka biseduar me Scholzin lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
(Kosova Sot Online )