Dodik: Edhe kur na e vjedhin Kosovën, populli serb tregohet paqësor
Gjatë ditës së djeshme në Jasenovac të Kroacisë janë përkujtuar viktimat e kampit të përqendrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky përkujtim mblodhi politikanët serbë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Të pranishëm ishin Donja Gradina dhe Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.
Gjatë përkujtimit, ai pretendoi se populli serb është popull i paqes dhe si zakonisht foli edhe për Kosovën. Dodik propagandoi se Kosova iu vodh Serbisë.
“Serbët janë popull i paqes, edhe kur na shtypin dhe na vjedhin Kosovën, kur kohët e fundit dhe as tani në Mal të Zi nuk duan të mbështesin dhe pranojnë identitetin tonë, kur në Kroaci na konsiderojnë pakica, dhe kur në Slloveni nuk na japin as statusin e pakicës kombëtare dhe kur na grabisin kishën në Maqedoni, duhet të themi se jemi një komb”, tha Dodik.
Ai bëri thirrje për unitet të të gjithë serbëve në Ballkan në mënyrë të të mohohet gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995. Dodik nuk e harroi zakonin e vjetër, mohimin e gjenocidit.
“Gjenocidi nuk ndodhi atje, por ndodhi këtu në Jesenovac” tha Dodik, i cili gjithashtu akuzoi Gjermaninë se sponsorizon rezolutën për Srebrenicën për të vazhduar të njëjtën politikë të Berlinit nga Lufta e Dytë Botërore.
(Kosova Sot Online)