Haradinaj-Stublla: Liderët dhe partitë politike që refuzojnë ndërtimin të unitetit nuk janë gati të qeverisin me vendin

  • E.k /
  • 13 May 2024 - 14:47
Haradinaj-Stublla: Liderët dhe partitë politike që refuzojnë ndërtimin të unitetit nuk janë gati të qeverisin me vendin

Partitë opozitare, LDK dhe AAK, refuzuan ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar sot dhe për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sesionin pranveror, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krerët e të dyja partive, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, e panë si të vonuar këtë ftesë nga ana e kryeministrit Kurti.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se partitë që kanë refuzuar këtë takim nuk janë të gatshme të qeverisin me vendin.

“Liderët dhe partitë politike që refuzojnë ndërtimin (edhe pse të vonshëm) të unitetit nuk janë gati të qeverisin me vendin dhe nuk janë të sinqertë për interesin shtetëror të Kosovës”, shkroi Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online)