
Pjesë e retorikës së fushatës presidenciale në SHBA edhe lufta në Gazë

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, lufta në Gazë është bërë pjesë e retorikës së nxehtë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, ashtu si edhe republikanë të tjerë, ka kritikuar rivalin e tij politik, Presidentin Joe Biden, lidhur me këtë vendim të administratës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Izraeli shënoi të dielën Ditën Përkujtimore në një atmosferë të zymtë, duke nderuar ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorit.
Përtej kufirit, palestinezët e zhvendosur po merrnin urdhra evakuimi përpara zgjerimit të planifikuar të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rafah, qyteti më jugor i Gazës.
Zhvillimet në atë pjesë të botës, po ndikojnë ndjeshëm edhe në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump foli për luftën Izrael-Hamas, ndërsa i drejtohej një turme prej pothuajse 100,000 përkrahësish të tij gjatë fundjavës në Wildwood të shtetit Nju Xhërsi.
(Kosova Sot Online)