Latifi: Zgjedhjet po vijnë pas darkës Kurti-Krasniqi

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 22:26
Latifi: Zgjedhjet po vijnë pas darkës Kurti-Krasniqi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka supozuar që PDK vlerëson që ky është momenti më i dobët i kryeministrit Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“PDK mund të, po supozoj, mund të vlerësojnë që ky është më i dobët për Kurtin. Sepse rekordi i tij i qeverisjes nuk na jep shumë, ska me cka mu mburr. Nëse ku është momenti që Kosova nuk pranohet në KiE, kjo është goditja e madhe për shtetin e Kosovës, goditja më e madhe që mund ta pësojë Kurti. Kur përfundimisht Kosova bllokohet në të gjitha aspektet në rrafshin ndërkombëtar”, tha Latifi.

Ai përmendi edhe sanksionet e BE’së ndaj Kosovës.

“Krejt presioni ndërkombëtar është përqendruar në çështjen e asociacionit”, tha ai.

Latifi ka thënë se pas darkës mes Kurtit dhe Krasniqit, zgjedhjet e parakohshme janë “punë e kryer”.

“Unë mendoj që duke u nisur nga gjuha e butë dhe konstruktive që të dy bashkëbiseduesit na transmetuan që kanë pasë me njëri- tjetrin, unë mendoj që kjo punë është e kryer”, tha Latifi. 

(Kosova Sot Online)