
Lajçak zhvillon një takim me presidentin finlandez, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak shkroi se me takimi ishte “i thellë dhe frymëzues” me presidentin finlandez.
“Një takim i thellë dhe frymëzues me Presidentin e Finlandë, Alexander Stubb sot në Helsinki”, shkroi Lajçak në “X”.
“Ne bëmë një turne të horizontit të zgjerimit të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi emisari europian.
(Kosova Sot Online)