Lexoni edhe:
Presidentja Osmani me goditjetë fuqishme kundër Serbisë: Po e ndihmon Rusinë të hapë edhe një front të ri kundër Perëndimit
Serbia po vazhdon të ulet në dy karrige. Atë të BE-së dhe po e mban mirë në anën tjetër me Rusinë. Këtë e dëshmon takimi që Aleksandar Vuçiq pati sot në Beograd me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Harchenko, transmeton "Kosova Sot Online".
Vuciq raportohet se i është ankuar ambasadorit rus për rezolutën e Srebrenicës dhe për serbët e Kosovës, për të cilët pretendon se po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë jetese.
Vuçiq tha se ruajtja e stabilitetit në rajon është me interes jetik për Serbinë dhe vuri në dukje se, siç thekson ai, “lëvizjet dhe iniciativat arbitrare të Prishtinës, siç është draft-rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën, në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit, duke ndërtuar besim dhe bashkëpunim në rajon.”
Vuçiq ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se në bisedë ka përsëritur mirënjohjen e tij për Federatën Ruse për qëndrimin e saj të vendosur në lidhje me integritetin territorial të Serbisë, si dhe për respektimin e sovranitetit në lidhje me politikën e pavarur dhe rrugën unike që ka zgjedhur Serbia.
“Ajo rrugë nuk është e lehtë, por ne po llogarisim në mbështetjen e plotë të të gjithë miqve të sinqertë të Serbisë në të”, tha Vuçiq.
Ai tha se në bisedë është folur për periudhën e vështirë me të cilën po përballet Serbia, për luftën diplomatike në disa fronte dhe për sfidat serioze me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë, por edhe në rrethinë.
(Kosova Sot Online )