
Serbia e çon në Gjykatë kryetarin e Bujanocit, nuk e ngriti në gjysmështizë flamurin për terroristët e vrarë në Banjskë

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot është paraqitur në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arifi ka shkruar se derisa të jetë ai kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt.
“Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë”, ka shkruar Arifi në “Facebook”
(Kosova Sot Online)