Gjilan: Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj

  • E.k /
  • 14 May 2024 - 13:28
Gjilan: Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj

Një zyrtare policore rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)