
Miroslav Lajçak takon përfaqësuesit e vendeve nordike, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me përfaqësuesit e shteteve nordike të cilët merren rajonin e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth integrimin në BE të rajonit dhe për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak ka falendëruar ministrinë e Jashtme të Finlandës për organizimin e takimit dhe për përkrahjen e vendeve nordike për punën e tij si emisar.
“U takova me përfaqësues të të gjitha vendeve nordike që merren me Ballkanin Perëndimor sot në Helsinki për të diskutuar integrimin evropian e rajonit dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Faleminderit Minsitrisë së jashtme të Finlandës për thirrjen e takimit dhe familjes nordike për mbështetjen e tyre për punën time”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)