Përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë

  • E.K /
  • 14 May 2024 - 15:27
Përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ka njoftuar se një rrugë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, e ka marrë emrin “Nënë Tereza”.

Kryeziu që së bashku me kryebashkiakun e Lisbonës, Carlos Moedas përuruan rrugën me emrin “Nënë Tereza”, shkroi në Facebook se vitin e kaluar kishin vendosur edhe shtatoren e saj “si një dhuratë nga Kosova për popullin e Portugalisë”.

Kryeziu ka shkruar se mbështetja e Keyetarit Moedas ka qenë e rëndësishme në nxitjen e lidhjeve të forta diplomatike dhe promovimin e shkëmbimit kulturor midis kombeve tona.

Postimi i plotë:

Me Kryebashkiakun Carlos Moedas, përuruam rrugën Nënë Tereza në Lisbonë. Vitin e kaluar kemi vendosur edhe shatorën e saj si një dhuratë nga Kosova për popullin e Portugalisë. Skulptori Butrint Morina skaliti për mrekulli një simbol të miqësinë mes dy vendeve dhe ndezi një fener shprese e frymëzimi për të ndjekur shembullin e saj të dashurisë së pakushtëzuar.

Një trashëgimi e përheshme këtu në zonën premium të Lisbonës për vepren dhe ndikimin universal që Nënë Tereza pati në shërbim të njerëzimit.

Mbështetja e Keyetarit Moedas ka qenë e rëndësishme në nxitjen e lidhjeve të forta diplomatike dhe promovimin e shkëmbimit kulturor midis kombeve tona. Angazhimi i tij për të nxitur një mjedis mikpritës dhe gjithëpërfshirës e ka bërë produktive dhe të paharrueshme marrëdhënien tonë me kryeqytetin.

Nderim dhe mirënjohje.

(Kosova Sot Online)