"MPJ ka arsye të forta që me të drejtë ka refuzuar hyrjen e Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës"

  • E.K /
  • 14 May 2024 - 15:40

Ish ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me vendimin e MPJD-së për refuzimin e lejes hyrëse të patriarkut serbë Porfirije në territorin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas ish kryediplomates ka shumë arsyje të forta për të refuzuar këtë leje, por tani është e pa kuptimtë meqenëse Qeveria e Kosovës lejoi të futet në agjendën e dialogut të depërtojë çështja e Kishës Ortodokse.

Postimi i plotë:

MPJ ka arsye të forta që me të drejtë ka refuzuar hyrjen e Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës.

Megjithatë, pasi që u lejua që çështja e Kishës Ortodokse të depërtojë për herë të parë në agjendën e dialogut (marrëveshja e Brukselit/Ohrit), dhe pas dhënies së dritës së gjelbër për zbatimin e vendimit të padrejtë të GJK për tokat rreth Manastirit të Deçanit, ky vendim i Qeverisë sot duket i pakuptimtë.

(Kosova Sot Online)