Bislimi takon kryediplomatin hungarez, tregon se çfarë diskutuan

  • E.K /
  • 14 May 2024 - 15:51
Bislimi takon kryediplomatin hungarez, tregon se çfarë diskutuan

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar në Budapest kreun e diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ku kanë folur për rritjen e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve dhe për avancimin drejt integrimit evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendëskryeministri e ka falendëruar ministrin hungarez për mikpritjen.

“Gjatë vizitës time në Budapest, takova Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Rritja e bashkëpunimit tonë, forcimi i lidhjeve dhe avancimi i procesit tonë të integrimit evropian ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë! “, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)