Kurti: Këndin fizik 'Made in Kosova' do ta hapim në secilin mision diplomatik

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 17:51
Kurti: Këndin fizik 'Made in Kosova' do ta hapim në secilin mision diplomatik

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se këndin fizik “Made in Kosova”, së shpejti do ta hapim e do ta gjejmë në secilin mision diplomatik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty, do ta pasqyrojmë dhe promovojmë Republikën tonë përmes prodhuesve, artistëve e sipërmarrësve tanë, që do të jenë ambasadorët më të rinj të popullit, shtetit dhe vendit tonë”, shtoi ai.

Kurti e ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe USAID-in “për vizionin dhe punën deri në finalizimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

(Kosova Sot Online)