Raportohet se shoferi i një kamioni është lënduar

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 19:41
Raportohet se shoferi i një kamioni është lënduar

Raportohet se shoferi i një kamioni është lënduar në Ferizaj pasi derisa ishte duke e shkarkuar dheun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai tha se zjarrfikësit e kanë nxjerrë shoferin 39 vjeçar dhe e kanë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore.

“Me datë 14.05.2024 rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ” Reçaku” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrëfikësve , një ekipë e  emregjencës dhe policia.

Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun,  dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rreshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët).

Disa pjesëtarë të zajrrëfikësve kanë arritur që shoferin ta nxjerrin nga bllokimi i dheut, të cilin me autommulancë e kanë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore për lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur  hetuesit  e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit.”

(Kosova Sot Online)