Lexoni edhe:
Komandanti i KFOR-it e jep alarmin serioz: Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë, NATO vazhdon të kërkojë përgjegjësi për Banjskën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në takimin e së hënës janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve. Sipas informacioneve të Muhaxherit data e zgjedhjeve do të jetë më së largu deri më 7 korrik.
“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri bëri të ditur se pas refuzimit të djeshëm, kryeministri Kurti e kishte ftuar Abdixhikun për një takim edhe njëherë gjatë ditës së djeshme.
(Kosova Sot Online )