![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit
![Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/15/auto_Capture-58-600x3601715760726.jpg)
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka treguar se temë ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani gjithashtu ka thënë se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo's membership in the @CoE.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
(Kosova Sot Online)