Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit

  • E.K /
  • 15 May 2024 - 10:07
Kushtëzimi gjerman për votën në KiE, Osmani i telefonon Steinmeierit

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka treguar se temë ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani gjithashtu ka thënë se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.

(Kosova Sot Online)