Sindikata shpreh ngushëllime për policen që vdiq dje në Gjilan

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 11:00
Sindikata shpreh ngushëllime për policen që vdiq dje në Gjilan

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshimet janë se zyrtarja policore ka kryer vetëvrasje.

Nga Sindikata kanë thënë se se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të saj.

Postimi i plotë:

Me rastin e vdekjes së koleges tonë, zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, Sindikata e Policisë së Kosovës i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

SPK vlerëson se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të Pjesëtareve të PK-së.

SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhmën raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten.

(Kosova Sot Online)